Kooperativa Bujqësore
"KRUSHA"

Nga duart e arta, cilësi dhe shije për ju !

Kooperativa Bujqësore
"KRUSHA"

Nga duart e arta, cilësi dhe shije për ju !

THEMELIMI

KB “Krusha” në Krushë të Madhe është themeluar me nismën e disa grave kryefamiljare, të cilat kanë humbur burrat në luftë. Vullneti dhe përkushtimi i madh bënë që kjo veprimtari e grave fermerë të rritet nga viti në vit dhe të shndërrohet në veprimtari afariste fitimprurëse.
Gratë e angazhuara dhimbjen dhe vuajtjet i kanë kthyer në forcë. Puna e madhe bën që ato të krijojnë të ardhura të mira për familjet e tyre, rritjen dhe edukimin e fëmijëve.
Shoqata e dikurshme “Gratë e Veja”, e themeluar në vitin 2003 nga një grup i grave kryefamiljare pa burra, u kthye në biznes fitimprurës në vitin 2010.

KËRKESAT

Rritja e vazhdueshme e kërkesave në treg ka bërë që një numër i madh i grave të angazhohen aktivisht, duke ju ndihmuar ekonomive të tyre familjare, jo vetëm të Krushës së Madhe.
Të gjithë anëtarët janë gra të veja dhe ambicioze. Këto gra kanë arritur që të krijojnë mjete të mjaftueshme për familjet e tyre dhe shumica i shkollojnë fëmijët me këto mjete të fituara me djersë.

KULTIVIMI

KB “Krusha” merret me kultivimin dhe përpunimin e perimeve, në radhë të parë të specave në kushte shtëpiake me metoda dhe teknologji bashkëkohore.
Kooperativa “Krusha” bën përpunimin dhe konservimin e 12 llojeve të perimeve.
Recetat janë prodhime shtëpiake tradicionale me përbërës natyral.

TREGU

KB Krusha tani ka pushtuar tregun vendor ne shumicën e supermarketeve ne gjith vendin. Nga viti 2014 KB Krusha ka filluar te eksportoj edhe ne shtetin e Zvicrres. Po ashtu ne 2016 KB Krusha ka pushtuar edhe tregun e Gjermanisë. Prodhimet cilësore përfitohen nga perimet vendore të prodhuara nga bujqit e vyeshëm të Krushës së Madhe dhe rrethinës.

PUNA JONË

PUNA JONË

Puna jonë na bënë që ne ti vlerësojm çdo herë e më shumë meritat, aftesit dhe rëndësinë e kolegëve, partnerëve dhe bashkëpuntorve tanë sepse suksesi jonë është edhe suksesi i tyre.
Kooperative Bujqësore “Krusha” merret me konzervimin e specave turshi të 12 llojeve të ndryshme,dhe të ajvarit shtëpiak.
Të gjitha prodhimet e kësaj kooperative janë tradicionale dhe recetat që përdoren për këto produkte janë shtëpiake, e për shkak të kësaj prodhimet e kësaj Kooperative shikohen si prodhime të vlefshme në krahasim me ato industriale.

  • Nga: Kooperative Bujqësore KRUSHA
  • Data: 1 Shtatorë, 2017
  • Etiketat: Puna jonë, Kooperativa Bujqësore KRUSHA, Rahovec
play-icon

SHIKO VIDEO TË SHKURT

Me grumbullimin dhe përpunimin e perimeve ne mundohemi qe sadopak ta fuqizojmë prodhimtarinë vendore duke u ndihmuar fermerëve për treg më te sigurt, po ashtu duke bartur përgjegjësi sociale në përkrahje te femrës shqiptarë te angazhuar ne Kooperative si anetare me te drejta te barabarta ne shoqëri.
Përpjekjet tona janë te jemi nje celulë e vogël krahas zhvillimit ekonomik duke penguar Importin dhe stimuluar Eksportin i cili aktualisht ka disbalance ne ekonomin nacionale.

Turshi të llojeve të ndryshme

70%

Ajvar

30%

2005

THEMELIMI I KOOPERATIVES BUJQËSORE KRUSHA

55

PUNËTORË

43

PRODUKTE

190,000

PRODHIME NË VIT

Ekipi Ynë

Ekipi Ynë

Kooperativa Bujqësore KRUSHA

Ekipi Ynë

Kooperativa Bujqësore KRUSHA

Vizita e Samuel Zhbogar

Përfaqësues i Bashkimit Evropian në Kosovë

FAHRIJE HOTI

Drejtoresh në Kooperativën Bujqësore KRUSHA

PRODUKTET TONA

“Jam i lumtur që sot po e bëjmë hapjen e kësaj fabrike, sepse këtu po bëhet një punë e mirë. Këtu jo vetëm që janë të punësuara 15 gra, por edhe efekti i madh që kjo ka në zhvillimin lokal ekonomik. Ky është një shembull i mirë dhe ne në Slloveni themi ‘ia heq kapelën’, ndonëse unë nuk mbaj kapelë, por zonjës Hoti dhe këtyre grave të vyeshme do t’ju kisha hequr kapelën në shenjë respekti. Ne ju inkurajojmë që të vazhdoni në këtë drejtim, sepse kjo është mënyra më e mirë për të tejkaluar vështirësitë ekonomike”

Samuel Zhbogar - Përfaqësues i Bashkimit Evropian në Kosovë

Në Krushë të Madhe - "Vendin ku Pikëllimi Mbytet me Punë”

Atifete Jahjaga - Ish Presidente e Kosovës

“Askund nuk mund të ketë shembull më të mirë të gruas shqiptare sesa në Krushë të Madhe, ku gratë kanë sfiduar dhimbjen dhe mentalitetin dhe rrisin fëmijët e tyre e rindërtojnë jetën.”

Murat Jashari - anëtar i familjes emblematike Jashari

NA KONTAKTONI

NA VIZITONI

Krusha e Madhe, Rahovec

NA SHKRUANI E-MAIL

sales@kbkrusha.com
kb1_krusha@hotmail.ccom

NA TELEFONONI

+377 44 255 096
+377 45 528 091

ORARI I PUNËS

E Hëne - E Premte: 08 Am - 17 Pm

SHKRUANI MESAZH